Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-settings.php on line 472

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-settings.php on line 487

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-settings.php on line 494

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-settings.php on line 530

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/cache.php on line 103

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/query.php on line 21

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/theme.php on line 623

Warning: array_keys() expects parameter 1 to be array, string given in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/widgets.php on line 1349

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/widgets.php on line 1349
Gazeta LIBERTAS

Haan: Lista anti-Hungari e Danimarkë

18/03/2009

Tekniku i Kombëtares Shqiptare, Arie Haan, ka shpallur listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e kombëtares kuqezi në ndeshjet që kjo e fundit do të zhvillojë më 28 mars kundër Hungarisë dhe më 1 prill kundër Danimarkës. Ajo që na bie në sy në listën e publikuar është se janë shtuar lojtarët që marrin pjesë në kombëtare nga kampionati shqiptar. Janë plot shtatë lojtarë nga Superliga shqiptare që do të jenë nën urdhrat e Haan. Lexo më tepër…

Tkurret kredia, BSH: Faji i Bankave

18/03/2009

Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë rënien jo të vogël të kredisë për ekonominë. Sipas të dhënave, tkurrjen më të fortë e ka shënuar kredia në valutë, kryesisht ajo në euro, ritmet e së cilës Lexo më tepër…

Rritet çmimi i karburanteve

18/03/2009

Në pikat e karburantit shitej me 113 lekë/litër cilësia e dytë dhe me 119 lekë/litër eurodisel. Akciza e re rrit çmimin e naftës me 10 lekë për litër. Tregtuesit: Shkaku, më 16 mars hyri në fuqi akciza e re fikse me 37 lekë/litër. Lexo më tepër…

Politika e vetëkënaqjes

18/03/2009

Nga Gjon KEKA

Kombet dhe popujt e shumtë, pasi kanë arritur të formojnë shtetin dhe t’i vënë themelet e institucioneve demokratike, kanë vendosur stabilitetin e brendshëm, kanë ratifikuar me dorën e popullit vullnetin edhe ligjet udhëheqëse shtetërore, kanë bërë rendin, si dhe kanë siguruar një stabilitet qeverisës e një paqeje të brendshme, Lexo më tepër…

Shtohen përdoruesit e drogave

18/03/2009

Rritet numri i përdoruesve narkotikë, në vitin 2008 shifrat arrijnë deri në 40 mijë. Projektligji: Ndihmë ekonomike edhe për familjet që kanë një të droguar. Në skemë do të përfshihen nënat që lindin më shumë se dy fëmijë njëkohësisht. Familjet që kanë një person të droguar në shtëpitë e tyre do të marrin rrogë nga shteti. Burimet zyrtare Lexo më tepër…

Itali, rregullat e bashkimit familjar

18/03/2009

Emigrantët, rregullat e reja të bashkimit familjar 2009. Paratë që duhen paguar dhe përfitimet nga lejet e qëndrimit. Rregulla të reja për bashkimin familjarë të emigrantëve që jetojnë në Itali. Me hyrjen në fuqi të dispozitave të reja ligjore, më 5 nëntor të vitit të kaluar, Italia ka ndryshuar procedurat e bashkimit të familjeve shqiptare, duke shtuar në këtë mënyrë dokumentacionin që duhet paraqitur në ambasadë. Lexo më tepër…

Komunitetet fetare dhe pronat

18/03/2009

Nga Eglantina Nasi - Zgjedhjet e 21 marsit për kreun e ri të Komunitetit Mysliman futin në sherr dy rrymat ekzistuese. Muça: Po na përçajnë njerëz nga Kosova e Maqedonia. Kundërshtarët: “Të pezullohen procedurat e myftinive se po lihet enkas vetëm kryetari si kandidat”. Disa njerëz nga Kosova dhe Maqedonia po acarojnë situatën brenda Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe po e sulmojnë atë. Në Shqipëri, ka grupe të ardhur nga jashtë, Lexo më tepër…

Shqipëria pjesë e “testit nuklear”

18/03/2009

Nga Skerdilajd Zaimi - Energjia nukleare, Shqipëria një hap më afër “ëndrrës” së ideuar nga Berisha. Britania: “Do furnizohen edhe vendet jo bërthamore”. Konferencë ndërkombëtare për të neutralizuar përpjekjet e Iranit, merr pjesë edhe Shqipëria. “Shqipëria nukleare” ka lënë pas fazën e deklarimit politik për të marrë trajtat e një projekti real. E marrë fillimisht si një shashkë mediatike e Kryeministrit aktual, Sali Berisha, ideja e prodhimit të energjisë bërthamore po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje nga entet Lexo më tepër…

Heqja e vizave, peng i sherrit të BE

18/03/2009

Heqja e vizave, peng i mosmarrëveshjeve të BE. Ministri çek: Nuk ka progres për liberalizmin e vizave me Ballkanin. Deklaratat optimiste të qeverisë shqiptare për ndryshim të raporteve me BE-së me Tiranën për çështjen e vizave janë hedhur poshtë nga ministri i jashtëm çek.  Nuk ka asnjë përparim për heqjen e vizave për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perendimor që udhëtojnë drejt BE-së, Lexo më tepër…

Fëmijët vrasës, nga ambienti agresiv

18/03/2009

Nga Glorjan Janjaj - Shtohen fëmijët vrasës, jetojnë në ambient agresiv. Psikologia: Minorenët përballen përditë me një ambient të ashpër, ku burrërohen para kohe. Një studim i bërë nga psikologët në vitin 2002, rezultoi se Fierit ishte qyteti që kishte numrin më të lartë të krimeve nga minorenët, në të gjithë Shqipërinë. Kjo e dhënë bëri që psikologët të shkonin për të studiuar adoleshentët e këtij qyteti, Lexo më tepër…

Infrastruktura dhe komuniteti

18/03/2009

1. Ndërtimi i rrugës së re ka vështirësuar jetesën e banorëve që kanë pronat dhe shtëpitë rreth saj. Superstrada Lushnjë–Fier pa mbikalime, e rrezikshme. Shumica e njerëzve detyrohet të kalojë mbi shtratin e saj, duke rrezikuar edhe jetën. Ndërtimi i rrugës së re Lushnjë-Fier ka lehtësuar në masë të madhe trafikun, por ka vështirësuar jetesën e banorëve Lexo më tepër…

PS: Nuk përjashtojmë bojkotimin

18/03/2009

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas takimit me ODIHR, deklaron se afatet për proces të rregullt po skadojnë. Zgjedhjet, PS nuk përjashton mundësinë e bojkotit. Rama: Kështu si po ecim, po shkojmë drejt një qorrsokaku, do paraqesim variantin tonë. Janë dashur vërejtjet e ndërkombëtarëve, Lexo më tepër…

Të jetuarit me aftësi të kufizuar

17/03/2009

Letër në redaksinë e gazetës “Libertas” nga Suela Lala

Aftësia e kufizuar është një ndër metamorfozat më të mëdha që mund të pësojë njeriu në jetë. Sido që të vijë ndryshimi, qoftë si pasojë e një eventi të menjëhershëm, si p.sh. aksident apo rrjedhojë e një procesi më gradual, si sëmundjet, shndërrimi është një ndër më sfiduesit që mund të përjetohet. Lexo më tepër…