Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-settings.php on line 472

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-settings.php on line 487

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-settings.php on line 494

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-settings.php on line 530

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/cache.php on line 103

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/query.php on line 21

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/theme.php on line 623

Warning: array_keys() expects parameter 1 to be array, string given in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/widgets.php on line 1349

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/widgets.php on line 1349
Gazeta LIBERTAS » “LIBERTAS” tek “Sami Frashëri”

“LIBERTAS” tek “Sami Frashëri”

Sami Frashëri: Shkolla e mesme e profilizuar “Sami Frashëri” daton që në fillim të vitit 1962. Që prej asaj kohe e deri ditët e sotme, vazhdon të mbetet një nga shkollat më të mira të kryeqytetit. “Libertas” një ditë në shkollën e mesme të profilizuar “Sami Frashëri”. Nxënësit: “Ka rregulla të forta dhe diktaturë të rreptë”. Në mësim me uniformë dhe të gjitha librat përkasë në bazë të orarit. Disiplinë e rreptë, rregulla të forta, dyer të mbyllura dhe kontrolle të përorëshme. Me kaq fjalë ta përshkruajnë nxënësit nga viti i parë deri në vitin e katërt tablonë e përgjithshme të shkollës së mesme të profilizuar “Sami Frashëri”. Të veshur me uniformat blu (për djemtë) dhe rozë (për vajzat), ata vihen në rresht çdo mëngjes, në orën 8 pa 10 minuta. Nëse nuk i kanë uniformat, nuk e kalojnë dot pragun e hyrjes kryesore të shkollës, ndërkohë që, nëse nuk e kanë çantën me të gjitha librat përkatëse, sipas orarit të çdo dite, nuk lejohen që të zhvillojnë mësim. Me kontrollin e çantave merret vetë drejtori i kësaj shkolle, Jovan Kristaqi, për të cilin gjimnazistët flasin me rezerva, ndërsa ai vetë, i pyetur nga gazeta “Libertas”, tregon se është në krye të një nga shkollave më të njohura në Tiranë me një mision të vetëm: “Samiu” të mbetet gjithnjë gjimnazi më i mirë, më i fortë dhe të mos humbas asgjë nga tradita shumëvjeçare. “Dua emra të njohur në fushën e artit, modës, politikës, shkencave ekzakte dhe atyre natyrore, emra nxënësish të dalë nga “Sami Frashëri”. Dua që ne të jemi më të mirët e Maturës Shtetërore dhe më të mirët në aktivitete të ndryshme”, shpjegon Kristaqi.

Nxënësit: Gumëzhimat e para në oborrin e “Samiut” dëgjohen që në 7:45, ku jo pak, por mbi 1000 nxënës fillojnë të rreshtohen njeri pas tjetrit, për t’u ulur më pas në bankat e klasave të kësaj shkolle. Të gjithë një e nga një kur hyjnë brenda në klasa do të kontrollohen nga drejtori i kësaj shkollë. Nëse ndonjë nga ata nuk ka çantën e librave, atëherë, “ushtar mbrapa kthehu” (siç dhe tregojnë nxënësit me gjeste humori). Ata qeshin me njëri- tjetrin në oborrin e shkollës, ngacmohen me fjalë të ndryshme thumbuese, bëjnë sikur janë në rolin e drejtorit dhe ngrenë zërin, njësoj si ai: Sot ke mungesa për të gjithë ditën, nuk ke ardhur për shkollë. Fjalinë e pasojnë të tjera si këto, derisa bie zilja kryesore që i drejton nxënësit për në klasa. Ky rregull ka jo pak, por dy vjet që zbatohet në shkollën “Sami Frashëri”, saktësisht që kur në krye ta saj ka ardhur Jovan Kristaqi. “Qëllimi i ardhjes time këtu ka qenë vënia e një rregulloreje te këta të rinj, pasi ata nuk ishin mësuar me disiplinë shkolle, por me atë të rrugës”, tregon drejtori. Sipas tij, nuk është aspak e hijshme që një shkollës i kjo, që mban emrin e një prej personaliteteve më të njohura të renditej përkrah shkollave më të dobëta në Tiranë. “Nuk ishte aspak e mirë situata që gjeta kur u emërova në krye të ‘Samiut’, shkolla ishte katandisur si mos më keq, dhe vetëm me rregulla të rrepta kam mundur të kthejë imazh për një kohë kaq të shkurtër”, pohon Kristaqi. Aktualisht në këtë shkollë sot mësojnë 1340 nxënës, prej të cilëve 768 janë vajza pjesa tjetër djem. Në dispozicion të tyre janë 59 mësues, të cilët japin mësim në lëndë të ndryshme sipas profileve përkatëse.

Në vite: Shkolla e VIP-ave. Tradita vazhdon… “Sami Frashëri” mbetet shkolla e VIP-ave. Vite më parë, në bankat e saj uleshin ata që sot mbajnë frenat e politikës shqiptare. Gjurmët e suksesit nuk kanë humbur. Edhe sot, kjo shkollë vazhdon të nxjerrë talente, këta të fundit, kryesisht të botës së artit dhe modës. Janë ata që në shkollë përfliten si nxënësit VIP dhe me të cilët pse jo, të gjithë krenohen që janë, ose kanë qenë pjesë e kësaj shkolle. Figura të njohura të jetës politike, ose asaj kulturore, që në “Samiu” përmenden për suksesin e tyre dhe duke kujtuar gjithmonë se ata e kanë nisur prej rrugën drejt suksesit, të cilët aktualisht janë ndër emrat më të njohur të politikës shqiptare dhe pavarësisht zgjedhjes së tyre, e majtë apo e djathtë qoftë, ata kanë diçka të përbashkët: Janë të gjithë ish-nxënës të kësaj shkolle. Fatos Nano, Ilir Meta, Genc Ruli, Bamir Topi, Arben Imami, Dashamir Shehi, Ilir Dashi, Mimi Kodheli, Lulzim Basha, Ben Blushi, Majlinda Bregu, Aldo Bumçi, radhiten në listën e gjatë të gjimnazistëve të njohur, që “Sami Frashëri” ka nxjerrë. Dje, ata ishin thjesht nxënës në një nga shkollat më të njohura të Tiranës, sot janë personazhe të njohur, me të cilët kjo shkollë krenohet.

“Beteja”: Gjithmonë më të mirët: Ky është slogani kryesor i nxënësve të “Sami Frashërit”. Janë të shumtë ata që janë nderuar me medalje të artë, veçanërisht në olimpiada kombëtare, por, pas këtij suksesi, renditen me radhë edhe çmime të tjera po kaq të rëndësishme. Të dalluarit e “Samiut” gjithnjë janë kthyer në shkollë fitues të çmimeve të para, të dyta e të treta në konkurset e shumta të fizikës, matematikës dhe kimisë. “Këto vitet e fundit, dy nxënës të shkollës sonë, në konkursin e zhvilluar në shkallë vendi, kanë fituar të drejta studimi në kolegje të ndryshme të botës. Gjithashtu edhe në konkursin kombëtar ‘Gjyq i improvizuar’ i organizuar nga Këshilli për Zhvillimin e Shqipërisë, në vitin 1998, nxënësit e shkollës fituan vendin e parë dhe të dytë”, tregon për gazetën drejtori Kristaqi.
Një e veçantë tjetër që karakterizon shkollën e mesme të profilizuar “Sami Frashëri” është edhe grupi i aerobisë, i konsideruar nga specialistët e fushës si më i suksesshmi dhe që ka përfaqësuar vendin tonë në vende të ndryshme të Evropës, nga ku janë kthyer gjithmonë me çmime.

Fillesat e “Sami Frashërit”: Shkolla e mesme e profilizuar “Sami Frashëri” daton që në fillim të vitit 1962. Që prej asaj kohe e deri ditët e sotme, vazhdon të mbetet një nga shkollat më të mira të kryeqytetit. Gjimnazi “Sami Frashëri” ndodhet vetëm pak metra larg nga qendra e Tiranës, në krah të rrugës së “Barrikadave” dhe nga të gjithë njihet si një shkollë e fortë, veçanërisht në lëndët natyrore. Fillimisht, shkolla “Sami Frashëri” u hap si një shkollë 11-vjeçare, e cila kishte jo pak, por 800 nxënës dhe një staf të vogël pedagogjik. Me kalimin e viteve, dikur rreth viteve ‘80 shkolla do të ndryshonte profil dhe do të kthehej në një shkollë ushtrimore, ku mësuesit e ardhshëm do të zhvillonin praktikën pedagogjike. Ndërkohë që profilin përfundimtar, atë të cilin e ruan edhe në ditët e sotme do ta merrte pas viteve ‘84-‘85, ku u vendos përfundimisht që “Sami Frashëri” të ishte një shkollë e mesme e përgjithshme. Por më vonë akoma, në vitin 1999, shkolla “Sami Frashëri” u caktua si shkolla që do të punonte me programet e shkollës së profilizuar. Në ditët e sotme, ajo është e profilizuar në dy drejtime, në atë shoqërore dhe natyrore.

Matematikë në gjuhën gjermane: Është e vetmja shkollë në kryeqytet, por edhe në të gjithë vendin, që ka eksperimentuar matematikën dhe gjeografinë në gjuhë të huaj. Tre mësues gjermanë i japin mësim dy viteve të dyta vetëm në gjermanisht, si një mënyrë e mirë kjo për të përfituar veç dijeve lëndore edhe ato gjuhësore. Sipas drejtuesve të shkollës, për t’u ardhur në ndihmë nxënësve në klasë ka edhe mësues dublantë shqiptarë, të cilët ndërhyjnë në të gjitha rastet kur gjimnazistët nuk kuptojnë termat apo edhe paragrafë të ndryshëm. Nxënësit e këtyre viteve të dyta do t’i zhvillojnë këto lëndë në gjuhën gjermane, deri në përfundimin e vitit të katërt dhe, sipas drejtorit të shkollës, Jovan Kristaqi, provimet e maturës do t’i japin në gjuhën gjermane. Nga 16 vite të dyta, që aktualisht zhvillojnë mësim në shkollën e profilizuar “Sami Frashëri”, vetëm dy prej tyre janë përfshirë në projektin pilot të zhvillimit të lëndëve në gjuhë të huaj. Pritet që vitin e ardhshëm akademik, duke parë suksesin me mësuesit e gjuhës gjermane të shtohen lëndë të tjera, teoria dhe praktika e së cilave do të zhvillohet në gjuhë të huaj.

  1. Fatosi
    21 February 2009 në 09:41 | #1

    Edhe une kam mbaruar Gjimnazin “Sami Frasheri” ne vitin 1965 se bashku me Z. Agim Minxhozi (fizikant i mirenjohur ne rrethet boterore te fizikes); Z. Gudar Beqiraj ( mathematicien sot Kryetar i Akademise Shklencave); Z. Spartak Ngjela (Avokat dhe Deputet i Kuvendit te Shqiperise, i burgosur nga rregjimi i Hoxhes per disidence te hapur ndaj sistemit); Zj. Dr. Lindita Rusi Kokona mjeke e perkryer, z. Aldo Zadrima jurist dhe shahist nderkombetar,Prof.Dr. Merita Koroveshi Kimiste e shkelqyer dhe pedagoge ne Fakultetin e Shkencave te Natyres etj etj…Por ne ishim edhe te paret qe provuam “Luften e klasave ne fushen e dijes” shume shoqeve she shokeve tane shume te afte nuk iu dha e drejta e studimit se kishin njolla ne biografi. Eshte shume e vertete qe ne qe na doli e drejta e studimit jemi ndjere shume keq edhe sot i kam para sysh ata syte e shoqeve tona plot me lot! Rrinim gjithe kohes bashke e donim njeri tjetrin luanim gezonim dhe papritmas mua me lejohej te shkoja ne Universitet ndersa Meri Seminit, Keti Tugut, e sa sa vajzave shume te zonja nuk i doli e drejta e studimit por ne nuk u ndame nga njeri tjetri “Luften e klasave u a lame ne dore batakcinjeve qe e thuren” . U futen ne pune me dhunen e “bukes se gojes”! Per to u hap shkolle nate tek “Politeknikumi 7 Nentori sot “Harry Fulltz” qe te merrnin nje zanat sa per te jetuar. Keta jane paraardhesit e ketij gjimnazi me te vertete shume te dashur por me kujtime te hidhura jo nga stafi pedagogjik apo nga ne si nxenes por nga rregjimi i asaj kohe, nje rregjim barbar, dhunues i drejtes se jetes dhe te te te menduarit e te mesuarit! Por ne ia dolem e URRYEM E GERRYEM DHE SOT UNE IU UROJ NXENESVE TE GJIMNAZIT “SAMI FRASHERI” QE TE MESOJNE DHE TE JENE KRENARE PER TE KALUAREN E TIJA ESHTE GJIMNAZI ME FAQE TE BARDHE jo te kuqe! Kujtoj me respekt te madh dhe dashuri Drejtorin e Gjimnazit te sasj kohe Prof. Pellumbin kimist i perkryer, Prof Samiun matematicien i klasit pare, Zysh Nafin njeriu me i dashur i yni Fizikante e klasit te pare, Zysh Aferditen qe na beri te flasim anglisht(midis nesh te mbetet ajo athere degjonte BBC ne vale te shkurtra-por mos i thoni kujt se Sigurimsat rrugeve jane akoma) e gjithe stafin e pedagogeve te asaj kohe qe me varferine e tyre na jepnin me te miren qe dinin! FALEMINDERIT GONXHE QE SHKRUAJTE PER KETE GJIMNAZ NE ZEMER TE TIRONES VJETER!

  1. Nuk ka asnjë referim nga faqe të tjera.