Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-settings.php on line 472

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-settings.php on line 487

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-settings.php on line 494

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-settings.php on line 530

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/cache.php on line 103

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/query.php on line 21

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/theme.php on line 623

Warning: array_keys() expects parameter 1 to be array, string given in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/widgets.php on line 1349

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/bgonxhja/web/test/wp-includes/widgets.php on line 1349
Gazeta LIBERTAS » Njësimi i diplomave të huaja

Njësimi i diplomave të huaja

Si mund të njehsohen diplomat e huaja në Shqipëri. Konvertimi do të bëhet në bazë të pikëve dhe notave përkatëse lëndore. Shtetasit shqiptarë, që prej vitesh jetojnë në Itali dhe që kanë mbaruar shkollën e mesme atje, do të pranohen në shkollat e larta publike në Shqipëri duke kryer konvertimin e diplomave. Sipas specialistëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ky njehsim do të bëhet mbi bazën e pikëve të llogaritura sipas notave të marra. “Shtetasit shqiptarë, që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe kanë dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore (provime të detyruara D1 e D2 dhe provime me zgjedhje Z1 e Z2), pranohen në shkollat e larta publike mbi bazën e pikëve që llogariten sipas notave të marra”, thuhet në  rregulloren e Maturës Shtetërore 2009. Nëse jashtë vendit janë dhënë provime, në bazë të së njëjtës logjikë, atëherë kandidatët mund të pranohen, pasi t`u jenë llogaritur pikët. Ndërsa për kategorinë tjetër, e cila ka kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit, por nuk ka dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore (provimet me detyrim D1 e D2 dhe provimet me zgjedhje Z1 e Z2), për t`u pranuar në shkollat e larta publike, duhet të japin provime me zgjedhje. Për sa u përket këtyre shtetasve, janë marrë tashmë masat, në mënyrë që të mos ketë asnjë lloj vonese. Në MASH do të ngrihet një komision i posaçëm për ekuivalentimin e kërkesave të shtetasve shqiptarë që kanë kryer shkollat e mesme jashtë shtetit dhe do të japin provimet e Maturës Shtetërore 2009.

Nota mesatare: Komisioni i posaçëm, pasi njeh vlefshmërinë e dëftesës shkollore, përcakton mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur nga shtetasi, nëse provimet e dhëna, që figurojnë në diplomën përfundimtare, janë ose jo ekuivalente me Maturën Shtetërore. Për rastet kur provimet e dhëna janë ekuivalente, komisioni i posaçëm bën përllogaritjen e notës mesatare të viteve të shkollimit, përcakton notat e provimeve të detyruara (D1 dhe D2) dhe notat e provimeve me zgjedhje (Z1 e Z2), si dhe njofton shtetasit për të plotësuar Formularin A2. Për rastet kur provimet e dhëna nuk janë ekuivalente me Maturën Shtetërore, komisioni i posaçëm merret me të gjitha procedurat, për “legjitimimin” e kandidaturës. Bëhet fjalë për përllogaritjen e notës mesatare të viteve të shkollimit dhe notat e provimeve të detyruara D1 dhe D2, përcjelljen e rezultateve të mësipërme në Komisionin e Maturës Shtetërore pranë Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ku shtetasi ka vendbanimin. Ndërsa Komisioni i Maturës Shtetërore pranë Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore cakton shkollën ku shtetasi do të kryejë provimet me zgjedhje dhe do të plotësojë formularët A1 dhe A2, si dhe do të përcjellë pranë shkollave përkatëse notat që ka përcaktuar Komisioni i Posaçëm.

  1. Nuk ka ende komente.
  1. Nuk ka asnjë referim nga faqe të tjera.